bitcoin vazhdon te arrije nivele rekord 6870f7f5c8e9d

Bitcoin vazhdon të arrijë nivele rekord

July 11, 2025
1 minut lexim

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118,239 dollarësh rreth orës 06:10GMT.

Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet prej 113,000 dollarësh dhe 115,000 dollarësh në më pak se 24 orë.

Pasi arriti një tjetër nivel rekord historik, çmimi i Bitcoin është rreth 117,820 dollarë që nga ora 07:00GMT, duke u rritur me 5.8%, transmeton AA.

Sipas të dhënave nga firma e analizave Coinmarketcap, vlera e tregut global të kriptomonedhave, përfshirë Bitcoin, u rrit me afërsisht 5.92% gjatë 24 orëve, duke arritur në 3.67 trilionë dollarë.

Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe sipas kapitalizimit të tregut, është rritur me pothuajse 26% që nga fillimi i këtij viti.

Çmimi i Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe sipas kapitalizimit të tregut, fitoi rreth 7% në vlerë, duke u rritur në 2,993 dollarë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova meson kundershtaret ne fazen kualifikuese te kampionatit evropian u20 6870f7f2c0875
Lajmi i mëparshëm

Kosova mëson kundërshtarët në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian U20

trump thote se do ti dergoje ukraines arme permes nato s 6870f91e42c6e
Lajmi i radhës

​Trump thotë se do t’i dërgojë Ukrainës armë përmes NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë