Bitcoin ngjitet mbi 30 mijë dollarë duke shtuar shpresat për një ringjallje të tregut kripto

Bitcoin kapërceu kufirin e 30 mijë dollarëve për herë të parë që prej muajit Korrik ku vetëm javën e kaluar u rrit me 10 përqind.

Kriptomonedha më e madhe në botë për nga qarkullimi, u ngjitur në 30,022 dollarë ditën e Premte, vlera më e lartë që prej 23 Korrikut.

Aktualisht kriptomonedha tregohet me 29,874 dollarë, një rënie me 0.5 përqind në 24 orët e fundit.

Analistët thanë se kjo rritje nuk erdhi si rezultat i një nxitësi apo rrethanave të caktuara. Bitcoin shquhet për luhatjen e madhe të vlerës.

Gjatë javës së kaluar tregu i Bitcoin ka qenë i turbullt pasi investitorët po prisnin lajme nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë fatin e ETF së Bitcoin nga firma e njohur financiare BlackRock.

Bitcoin është inkurajuar gjithashtu nga miratimi i mundshëm i ETF dhe një numër në rritje i aplikimeve të ETF nga kompanitë kryesore.

Tokenët e formuara nga ndarja nga Bitcoin, si Bitcoin Cash (BCH) dhe Bitcoin SV (BSV) u rritën deri në 26 përqind. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Türkiye do të dërgojë furnizime mjekësore në Gaza me avion ushtarak

Story i radhës

Biden diskuton për konfliktin Palestinë-Izrael me liderët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë

Të fundit nga