Bitcoin kapërcen 107 mijë dollarët

December 18, 2024
1 minut lexim

Bitcoin kapërceu 107 mijë dollarët ditën e Hënë pasi presidenti Amerikan i zgjedhur Donald Trump përsëriti planet për të krijuar një rezervë strategjike Bitcoin ngjashëm me rezervën e saj të naftës duke ngjallur një entuziazëm në industrinë kripto.

Kriptomonedha më e madhe në botë arriti deri në 107,780 dollarë ditën e Hënë sipas CoinMarketCap ndërsa aktualisht po tregtohet me 107,691 dollarë një rritje me 6 përqind që prej ditës së Premte.

Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë u rrit gjithashtu deri në 4,090 dollarë ndërsa aktualisht shitet me 4,010 dollarë.

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera janë katapultuar në qendër të vëmendjes ndërsa investitorët shpresojnë se administrata e ardhshme e Trump do të sjellë një mjedis rregullator më miqësor, duke rritur ndjenjën rreth monedhës alternative. Bitcoin është rritur rreth 150% në 2024.

Bitcoin është rritur më shumë se 50% që nga zgjedhjet e 5 nëntorit që panë Trump të zgjedhur së bashku me shumë kandidatë të tjerë pro-kripto. Vlera totale e tregut të kriptomonedhave është pothuajse dyfishuar gjatë vitit deri më tani për të arritur një rekord mbi 3.8 trilion dollarë, sipas CoinMarketCap.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulon këmbë e bukura, Bella joshëse me fustan të zi

Story i radhës

Mickoski për vizitë zyrtare në Bruksel/ Mickoski do të zhvillojë takime me përfaqësuesen e lartë të BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë