Analistët e Bernstein prestin që deri në fund të 2025-ës Bitcoin të arrijë në 200 mijë dollarë sipas një letre kërkimore publikuar ditën e Hënë. Aktualisht kriptomonedha më e madhe në botë tregtohet me 106,578 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko.
Por çfarë do të udhëheqë këtë rritje galopante të çmimit? “Një epokë e re institicuonale”, shkruante Gautam Chhugani dhe dy kolegë të tij në një letër drejtuar investitorëve më 19 Maj.
Dhjetë menaxhues globalë asetesh sot mbajnë Bitcoin me vlerë 60 miliardë dollarë përmes fondeve të tregtueshme në bursë (ETF) thanë analistët e Bernstein. Është një rritje me 5 herë që prej Shtatorit 2022.
ETF-të Bitcoin sot posedojnë 1.1 milionë BTC me vlerë 121 miliardë dollarë sipas Dune Analytics.
Kriptomonedha më e madhe në botë ka gjetur mbështetje nga faktorë makro ekonomikë, politikë dhe Wall Street në të njëjtën kohë. Presidenti Amerikan Donald Trump ka instaluar në role të ndryshme të administratës së tij figura prokripto me qëllimin për të lehtësuar dorën rregullatore mbi asetet në fjalë.
Performanca e qëndrueshme e Bitcoin gjatë momenteve tensionuese të luftës tregtare SHBA-Kinë ka shtyrë institucionet të shtojnë në portofolët e tyre asetin në fjalë shprehej shefi i ETF-ve Amerikane të BlackRock Jay Jacobs.
Bitcoin mund të prekë nivelin e 120 mijë dollarëve në javën e parë të Qershorit shprehej partneri menaxhues i Moon Pursuit Capital Utkarsh Ahuja, një firmë fondesh spekulative dhe e kapitalit sipërmarrës.
Nga ana tjetër mes analistëve më të shquar të Standard Chartered diskutohet një vlerë prej 120 mijë dollarësh për Bitcoin brenda këtij tre mujori dhe 200 mijë dollarësh deri në fund të vitit.
Ish themeluesi i BitMEX dhe investitori ëngjël Athur Hayes thotë se Bitcoin do të arrijë 1 milionë dollarë deri në fund të presidencës së dytë të Trump në 2028. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL