bislimi pret ne nje takim deputetet britanike diskutojne per thellimin e bashkepunimit ne fushen e sigurise dhe infrastruktures 6867bd634d00e

Bislimi pret në një takim deputetët britanikë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe infrastrukturës

July 4, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në një takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster.

Në njoftimin për media thuhet se në këtë takim biseduan mbi marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me theks në siguri, mbrojtje dhe infrastrukturë.

“Zëvendëskryeministri Bislimi i njoftoi deputetët britanikë mbi zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë mandatit qeveritar përfshirë edhe avancimin e sektorit të IT-së dhe sukseseve të sipërmarrësve të rinj, gjersa Kosova shënon rritjen mesatare më të madhe ekonomike në rajon në vitet e fundit”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndër vite për Republikën e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ilievski nenshkruan me prishtinen 6867bd605d654
Lajmi i mëparshëm

Ilievski nënshkruan me Prishtinën

vala e te ftohtit pushton ameriken latine 15 te vdekur 6867be8c7286b
Lajmi i radhës

Vala e të ftohtit “pushton” Amerikën Latine, 15 të vdekur

Të fundit nga

E papritur, Lewandowski gjen klubin e ri

“Sport” zbulon vendimin e polakut për të vazhduar në kampionatin amerikan karrierën në MLS. Kontrata dyvjeçare dhe “jo”-ja për miliona nga Arabia Saudite. Robert Lewandowski do të largohet nga Spanja dhe Barcelona verën e ardhshme dhe
ShkoLartë