bilanci i nasa s 6 mije planete jashte sistemit diellor 68d287c29b3c7

Bilanci i NASA-s, 6 mijë planete jashtë sistemit diellor

September 23, 2025
1 minut lexim

Janë zyrtarisht 6 mijë planetë të zbuluar nga njerëzimi jashtë sistemit tonë diellor. Ndërkohë që janë 8 mijë trupa të tjerë qiellore, për të cilët kanë nisur studimet e thelluara, në pritje për konfirmim të statusit përkatës.

Bilanci historik është bërë i ditur nga NASA, pas 30 vitesh nga zbulimi i planetit të parë, 51 Pegasi b, një gjigand i gaztë, zbulim i realizuar në tetor të vitit 1995.

Në të gjithë këtë koleksion planetësh të konfirmuar shkencërisht nga vrojtime dhe analiza të hollësishme, ka larmi përbërjesh, nga të nxehtë, te gaztë, me temperatura ekstremisht të larta, madje edhe prej diamanti, apo shkëmborë e potencialisht me praninë e ujit në bazë të afërsisë me yllin mëmë.

Sipas Agjencisë Hapësinore Amerikane, që ka celebruar me këtë video arritjet astronomike të shkencës, lista e planetëve pritet të zgjerohet ndjeshëm në të ardhmen, madje përtej imagjinatës, sikurse është edhe vetë Gjithësia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tentuan te kontrabandonin dhjetera steka me cigare ne piken kufitare te kapshtices e pesojne dy vellezerit 68d287838289d
Lajmi i mëparshëm

Tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës, e pësojnë dy vëllezërit

presidenti turk nuk beson se lufta ne ukraine mund te perfundoje shpejt 68d287f3caa1e
Lajmi i radhës

Presidenti turk nuk beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë shpejt

Të fundit nga

ShkoLartë