bilall kasami prezenton 100 trotineta elektrike fillon epoka e re e levizjes urbane ne tetove 6867b38d2866e

Bilall Kasami prezenton 100 trotineta elektrikë – fillon epoka e re e lëvizjes urbane në Tetovë

July 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 korrik – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se sot ka nisur zyrtarisht përdorimi i 100 trotinetëve të rinj elektrikë në qytet, në bashkëpunim me kompaninë AR-Holding dhe platformën TROTI.mk.

Kjo nismë e re synon të përmirësojë transportin urban, duke ofruar një alternativë moderne, të qetë dhe miqësore me mjedisin.

“Po fillojmë një epokë të re të lëvizjes urbane – pa zhurmë, pa ndotje, me stil dhe përgjegjësi,” deklaroi Kasami, duke theksuar se ky është vetëm fillimi për një Tetovë më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme.

Përdorimi i trotinetëve bëhet përmes një aplikacioni të thjeshtë dhe kushton vetëm 6 denarë për minutë. Përdoruesit duhet të jenë mbi 13 vjeç, ndërsa në kushte të caktuara kërkohet përdorimi i helmetës dhe jelekut reflektues. Shpejtësia maksimale e lejuar është 25 km/h.

Për arsye sigurie, ndalohet vozitja me më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni, si dhe transporti i sendeve me trotinet.

Ky projekt përkon me vizionin e Komunës për të ndërtuar një qytet modern, me infrastrukturë të zgjuar dhe alternativa të qëndrueshme për lëvizje.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti nuk e perjashtoj mundesine te kandidoje per kryetar te cairit 6867ae9e8604d
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit

po thithim tym te hetohet me shpejt qytetaret proteste para prokurorise elbasan 6867bd244149f
Lajmi i radhës

“Po thithim tym, të hetohet më shpejt”, qytetarët protestë para Prokurorisë Elbasan

Të fundit nga

ShkoLartë