bilall kasami ne bogovine u deshmua se era e ndryshimit ka nisur te fryje fuqishem 68e6d07458a85

Bilall Kasami: Në Bogovinë u dëshmua se era e ndryshimit ka nisur të fryjë fuqishëm!

October 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga Bogovina ka deklaruar se era e ndryshimit ka nisur fuqishëm të fryjë.
“Sonte në Bogovinë u dëshmua se era e ndryshimit ka nisur të fryjë fuqishëm!
Pas shumë viteve të premtimeve boshe e zhgënjimeve të njëpasnjëshme, qytetarët e Bogovinës sonte dëshmuan se janë përcaktuar për të sjellë ndryshim.
Bogovina meriton më shumë se një pushtet që kujtohet për qytetarët vetëm në fushata. Bogovina meriton zhvillim të vërtetë, punë konkrete, dhe njerëz që e duan këtë vend, jo që e shohin si pronë të partisë!
Kandidati ynë, Feti Abazi, është fytyra e këtij ndryshimi. Njeri i ndershëm, punëtor dhe i përkushtuar për çdo familje të Bogovinës. Me Fetin dhe me koalicionin VLEN, Bogovina do ta rifitojë dinjitetin e humbur dhe do të hapë një faqe të re të historisë së saj.
Faleminderit për mikpritjen e jashtëzakonshme, për energjinë dhe për besimin!
Bashkë do të fitojmë në çdo komunë, sepse ndershmëria, puna dhe angazhimi gjithmonë VLEN!”, ka deklaruar Kasami, raporton Alfax.mk

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

victoria beckham ylli i ri i
Lajmi i mëparshëm

Victoria Beckham ylli i ri i Netflix

fisnik mela kemi program ekonomik qe do ta ngadalesoje emigrimin e te rinjve ne diber 68e6d0ef8cb45
Lajmi i radhës

Fisnik Mela: Kemi program ekonomik që do ta ngadalësojë emigrimin e të rinjve në Dibër

Të fundit nga

ShkoLartë