big brother vip albania 5 zbulohen disa nga emrat qe mund te jene pjese e ketij edicioni 68bb295d33ee6

“Big Brother VIP Albania 5”, zbulohen disa nga emrat që mund të jenë pjesë e këtij edicioni

September 5, 2025
1 minut lexim

Spektakli, “Big Brother VIP Albania”, po bëhet gati për të hapur dyert e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për herë të pestë. Teksa sezoni i ri pritet të nisë në muajt e ardhshëm, me shumë mundësi para dhjetorit, zërat për pjesëmarrësit e mundshëm kanë filluar të qarkullojnë me ritme të shpejta në rrjetet sociale dhe median rozë.

Burime nga ‘Vip Magazine’ bëjnë me dije se disa personazhe të njohur të botës së artit, muzikës dhe televizionit shqiptar janë kontaktuar për të qenë pjesë e këtij edicioni. Lista përfshin emra nga sfera të ndryshme të showbiz-it, duke përfshirë këngëtarë, aktorë, modele dhe fytyra tashmë të njohura nga spektakle të mëparshme.

Edhe pse produksioni ende nuk ka konfirmuar asnjë pjesëmarrës zyrtarisht, në qarkullim janë disa emra që përfliten si konkurrentë potencialë. Mes tyre përmenden: Lore, Hilda Kertalli, Kleoniki Delijorgji, Roerd Toçe, Kostana Morava, Vitmar Basha dhe Renee Reffo, figura që kanë tërhequr vëmendje në fusha të ndryshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit per neser dhe ditet ne vijim 68bb2837966e9
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

kabineti i kryeparlamentarit gashi komisioni per mbikeqyrjen e ask se eshte thirrur per me 10 shtator 68bb3a99af3d5
Lajmi i radhës

Kabineti i kryeparlamentarit Gashi: Komisioni për Mbikëqyrjen e ASK-së është thirrur për më 10 shtator

Të fundit nga

ShkoLartë