bie prodhimi i energjise elektrike ne shqiperi 69273ad41da78

​Bie prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri

November 26, 2025
1 minut lexim

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, në Shqipëri sasia e energjisë elektrike në dispozicion shënoi një ulje prej 1,1%.

Prodhimi neto vendas arriti në 1075 GWh, nga 1565 GWh të regjistruara një vit më parë, duke reflektuar një rënie të ndjeshme prej 31,3%. Rënia lidhet kryesisht me mungesën e reshjeve, e cila ndikoi drejtpërdrejt në kapacitetin prodhues të hidrocentraleve.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), 54,5% e prodhimit vendas u sigurua nga hidrocentralet publike, 16,5% nga hidrocentralet private dhe koncesionare, ndërsa 29% nga prodhues të tjerë të energjisë.

Hidrocentralet publike prodhuan 586 gigavat-orë (GWh) në tremujorin e tretë 2025, nga 1088 GWh një vit më parë, duke shënuar një rënie prej 46,1%.

Hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 178 GWh, kundrejt 292 GWh në 2024, me një ulje prej 39,0 %.

Ndryshe nga sektori hidroenergjetik, prodhuesit e tjerë rritën ndjeshëm prodhimin me 68,4%, duke arritur 311 GWh, nga 185 GWh të vitit 2024, shkarun ATSH.

Humbjet në rrjet u ulën me 5,9%, duke arritur 323 GWh nga 344 GWh vitin e kaluar. Pesha e tyre në totalin e energjisë në dispozicion ishte 16%, ndaj 16,8% në tremujorin e tretë 2024.

Konsumi i energjisë elektrike nga përdoruesit u reduktua lehtë me 0,1%, duke arritur në 1.700 GWh.

Në këtë ulje ndikuan kryesisht konsumatorët jofamiljarë, të cilët shënuan një rënie prej 0,3%, ndërsa konsumatorët familjarë regjistruan një rritje të lehtë prej 0,1%.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

holanda dhe sllovakia me thirrje per reforma urgjente ne menyre qe vendi te mos humbas kohe ne procesin e integrimit 692738ced727b
Lajmi i mëparshëm

Holanda dhe Sllovakia me thirrje për reforma urgjente në mënyrë që vendi të mos humbas kohë në procesin e integrimit

asllani terbon kampionatin pas huazimit 69273b333e331
Lajmi i radhës

Asllani “tërbon” kampionatin pas huazimit

Të fundit nga

FHK-ja konfirmohet në Kategorinë A 

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të jetë prej federatave sportive kryesore në vend. Këtë pos sukseseve të vazhdueshme e dëshmon edhe kategorizimi i federatave sportive të cilin e bën Ministria e
ShkoLartë