bie alarmi per armando brojen 69206b78d27fe

Bie alarmi për Armando Brojën

November 21, 2025
1 minut lexim

Ato minuta të fundit të ndeshjes me Anglinë, kur Armando Broja la fushën për shkak dëmtimi, pasi ishte aktivizuar si zëvendësues, ngritën alarmin për stafin e Kombëtares shqiptare. Por tashmë ky alarm ka rënë, sepse dëmtimi i sulmuesit kuqezi nuk ka qenë serioz.

Për të qartësuar edhe më shumë situatën ka folur trajneri i Burnley, Scott Parker, i cili ka pohuar para ndeshjes me Chelsea në Premier Ligë se sulmuesi shqiptar është stërvitur me ekipin ditët e fundit. Ai ka pohuar gjithashtu se Broja është një lojtar i nivelit të lartë.

“Jam i kënaqur që nuk është një dëmtim që mund të na shqetësonte. Broja është një ‘top player”, ai nuk është në huazim te Burnley, e kemi blerë”, – ka theksuar trajneri Parker.

Ky është një lajm i mirë edhe për trajnerin Sylvinho, që shpreson ta ketë sulmuesin në gjendje sa më të mirë për play-off-in e Botërorit në muajin mars, kur Shqipëria do të luajë kundër Polonisë në gjysmëfinale dhe nëse kualifikohet ndaj Ukrainës ose Suedisë.

Broja ka kaluar një periudhë shumë të vështirë për shkak të dëmtimeve që e kanë shoqëruar. Ai luajti me fanellën kuqezi si ndaj Andorrës, ashtu edhe ndaj Anglisë, por nuk mundi të linte shenjë dhe për më tepër u dëmtua sërish.

Nëse ai fillon të aktivizohet rregullisht me skuadrën e tij në kampionatin anglez, atëherë do t’i shërbejë edhe Shqipërisë në mars.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trafikonin objekte me vlere 35 ne pranga 69206b16054ed
Lajmi i mëparshëm

Trafikonin objekte me vlerë, 35 në pranga

fsk deshmon kapacitetet ne ushtrimin golden sabre 25 69206b8eb3fed
Lajmi i radhës

FSK dëshmon kapacitetet në ushtrimin ‘Golden Sabre 25’

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë