bezdisja ishte e dukshme karrigia e ministrit te ri te drejtesise te turqise shkakton incident ne ceremonine e dorezimit te detyres 698d7e112dda1

Bezdisja ishte e dukshme, karrigia e Ministrit të ri të Drejtësisë të Turqisë shkakton incident në ceremoninë e dorëzimit të detyrës

February 12, 2026
1 minut lexim

Grindjet e ashpra politike në Turqi për ndryshimet në lidershipin e Ministrisë së Drejtësisë pas riorganizimit të kryer nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan u shoqëruan me një episod të pazakontë gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës.

Një incident ndodhi kur karrigia ku ishte ulur ministri i ri, Akin Gürlek, u fundos më shumë se normalisht, duke e bërë atë të dukej më poshtë se paraardhësi i tij, Yilmaz Tunç.

Zyrtarët e ministrisë u përpoqën të rregullonin situatën pasi Gürlek e vuri në dukje problemin, por pa sukses, ndërsa bezdia në fytyrën e tij ishte e dukshme. Megjithatë, ai vijoi ceremoninë dhe në fjalimin e parë falënderoi presidentin Erdogan për besimin, duke premtuar vazhdimin e reformave në sistemin e drejtësisë, përshpejtimin e procedurave gjyqësore, forcimin e infrastrukturës dixhitale dhe luftë pa kompromis kundër krimit.

Ministri i ri theksoi se vjen nga sistemi gjyqësor dhe se ka shërbyer për rreth 20 vite si gjyqtar dhe prokuror, duke shtuar se njeh nga afër problemet e kolegëve të tij dhe synon të punojë për zgjidhjen e tyre. Deri së fundmi, Gürlek mbante postin e kryeprokurorit në Stamboll dhe ka qenë i përfshirë në çështje të profilit të lartë, përfshirë procedimet ndaj kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

emily atack shkelqen ne fushaten e re te agent provocateur 698d76c1e2057
Lajmi i mëparshëm

Emily Atack shkëlqen në fushatën e re të Agent Provocateur

lindjet ne 2025 n ishin 74 me te uleta se ne 1990 n me problematike dibra dhe korca 698d7ed4e1528
Lajmi i radhës

Lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulëta se në 1990-n, më problematike Dibra dhe Korça

Të fundit nga

​Dita kur nisi gjykimi i Millosheviqit

Gjyqi i ish-presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqit kishte filluar më 12 shkurt të vitit 2002. Në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë në Holandë,
ShkoLartë