besim aliti flet per kosoven ne portugali 692af775346f1

Besim Aliti flet për Kosovën në Portugali

November 29, 2025
1 minut lexim

Në Portimao të Portugalisë po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, ku krahas pikave të ndryshme të rendit të ditës, po prezantohen edhe raportet e qyteteve mikpritëse të Lojërave Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë.

“Në agjendë ishte edhe prezantimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku morën pjesë përfaqësuesit e Komitetit Organizativ të LM Prishtina 2030.

Në emër të OCMG-së, anëtari Besim Aliti, njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i KOK-ut, prezantoi anëtarët e OCMG-së si dhe raportin e progresit të deritanishëm, duke përfshirë: Master Planin dhe dokumentet tjera strategjike relevante, ueb-faqen zyrtare, logon (në proces), si dhe proceset tjera përgatitore.

Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili theksoi rëndësinë që kanë këto Lojëra për kryeqytetin, duke shprehur gatishmërinë e komunës për organizimin sa më të mirë të këtyre Lojërave.

Master Plani u prezantua nga përfaqësuesi i kompanisë fituese “RC Advisory Group Limited”, Rob Clarke.

Gjatë punimeve të Asamblesë, KOK-u u përfaqësua nga presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti dhe nënkryetari Milaim Kelmendi.

Në Asamble, u prezantuan edhe raportet e LM Taranto 2026 dhe LMR Portimao dhe Lagoa 2027″, njofton KOK.
 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qarku korce reshje shiu dhe debore ja si paraqitet situata oret e fundit 692af715dbcf3
Lajmi i mëparshëm

Qarku Korçë/ Reshje shiu dhe dëbore, ja si paraqitet situata orët e fundit

kostt mohon furnizimin me energji nga eft me 28 nentor 692af78693931
Lajmi i radhës

KOSTT mohon furnizimin me energji nga EFT më 28 nëntor

Të fundit nga

ShkoLartë