beselidhja fiton kupen e shqiperise 699bc59621626

Besëlidhja fiton Kupën e Shqipërisë

February 23, 2026
1 minut lexim

Besëlidhja fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, zhvilluar në 70-vjetorin e kompeticionit.

Në finale, lezhjanët ishin superiorë dhe mundën me meritë Tiranën.

Ndërkohë, u nderuan me çmime disa figura të basketbollit shqiptar.

Besëlidhja fitoi Kupën e Shqipërisë, duke mundur në finale Tiranën 104-65. Një fitore e madhe dhe e merituar e Besëlidhjes në përvjetorin e 70-të të kompeticionit.

Në finale u ndeshën skuadrat që mbajnë vendin e parë dhe të tretë në kampionat. Besëlidhja, kryesuese e kampionatit, eliminoi në gjysmëfinale Teutën, ndërsa Tirana mundi Kamzën në shtunën pas kohës shtesë, çka pati ndikim fizikisht te bardheblutë në finale.

Në minutat e para, duke ditur impenjimin fizik të Tiranës vetëm një ditë më parë, Besëlidhja bëri ndryshime të shpeshta për të qenë e freskët karshi kundërshtarit më të kufizuar në rotacion. Lezhjanët e nisën me mbrojtje një për një e më pas kaluan në zonle duke i vështirësuar Tiranës konkludimin në gjuajtjet për tri pikë.

Pas startit të ekuilibruar, Besëlidhja shkon në 20-11, ndërkohë që mbyll periodën e dytë 40-16, duke e çuar rezultatin e gjysmës së lojës në 55 me 27.

Me këtë rezultat, Tirana dorëzohet teknikisht e fizikisht, ndërkohë që shfaqet edhe tepër nervoze.

Superioriteti i lezhjanëve ishte i dukshëm edhe në periodën e tretë, në përfundim të së cilës shifrat shkuan 83-45. Në këto kushte, perioda e katërt ishte thjesht një formalitet që duhej kryer, pasi Besëlidhja ishte fituese e padiskutueshme e një finaleje pa histori.

Lezhjanët e mbyllën ndeshjen me 39 pikë diferencë, 104-65, duke bërë të tyrin trofeun e madh.

Ndërkohë, në pushimin midis pjesëve, me rastin e 70-vjetorit të Kupës së Shqipërisë u nderuan disa figura të shquara të basketbollit shqiptar, si Astrit Greva, Muhamet Përmeti, Vaso Shaka dhe Dhimitër Kacorri, për këtë të fundit çmimi u tërhoq nga Mikel Serbo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sinani falenderon kurtin per mbeshtetjen buxhetore ndaj lugines 699b8ef11d398
Lajmi i mëparshëm

Sinani falënderon Kurtin për mbështetjen buxhetore ndaj Luginës

FB IMG 1771828787898
Lajmi i radhës

Lajmi i fundit: Kthehet Artan Grubi

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë