besa jone ska lidhje me sorrat dhe korbat rama u pergjigjet kritikeve fjala ime ishte per mesimet qe mora nga flamingot 6a65f4afc356c

“Besa jonë s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama u përgjigjet kritikëve: Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot

July 26, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që kanë pasuar fjalën e tij për “Bulevardin e Flamingove”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se mesazhi i tij nuk u drejtohej kritikëve, por “mësimeve” që, sipas tij, mori nga flamingot.

Rama tha se “Besa” nuk ka lidhje me sorrat dhe korbat.

“Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:

Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh.

Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!

Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove.

Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve.

Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë.

Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike”, shkruan Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perditesimi i fundit kjo eshte pika kufitare me e ngarkuar per te hyre ne kosove 6a65f450326de
Lajmi i mëparshëm

Përditësimi i fundit, kjo është pika kufitare me e ngarkuar për të hyrë në Kosovë

shba te shqyrtojne sulmin tokesor per te nxjerre uranium te pasuruar nga irani 6a65f54539ec0
Lajmi i radhës

SHBA-të shqyrtojnë sulmin tokësor për të nxjerrë uranium të pasuruar nga Irani

Të fundit nga

63-vjetori i tërmetit në Shkup

Më 26 korrik të vitit 1963, Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku jetën e humbën 1070 persona ndërsa u lënduan 3 mijë të tjerë. Nga tërmeti u shkatërruan 15800 ndërtesa
ShkoLartë