bes kallaku reagon pas plagosjes se mikut te tij ne proteste dyshohet se u godit ne sy me plumb gome 6add2d6fd4681

Bes Kallaku reagon pas plagosjes së mikut të tij në protestë, dyshohet se u godit në sy me plumb gome

October 25, 2026
1 minut lexim

Aktori Bes Kallaku ka reaguar pas plagosjes së 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Kallaku bëri të ditur se i riu është mik i tij i afërt dhe shprehu shqetësimin për gjendjen e tij.

Në reagimin e publikuar në Instagram, aktori e përshkroi Vishkullin si një nga djemtë më të mirë që ka njohur, duke theksuar se ai kishte marrë pjesë në protestë për bindjet dhe vlerat e tij patriotike.

Image

Foto: Instastory

Sipas raportimeve, 28-vjeçari pësoi dëmtime të rënda në sy, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, pretendimet se Vishkulli mund të ketë humbur syrin nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protestat ne itali 9 te arrestuar 371 te shoqeruar ne komisariat 110 prej tyre te mitur 6add2d18757ac
Lajmi i mëparshëm

Protestat në Itali/ 9 të arrestuar, 371 të shoqëruar në komisariat, 110 prej tyre të mitur

Të fundit nga

ShkoLartë