berisha vitin tjeter e fillojme me protesta 6953813511238

Berisha: Vitin tjetër e fillojmë me protesta

December 30, 2025
1 minut lexim

Opozita iu rikthye dje “Foltoreve” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa larguar “binomin e korrupsionit” Rama-Balluku, shkruan ATSH.

“Do qëndrojmë në këtë shesh, “Sheshin e lirisë”, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun”, u shpreh Berisha.

Ai përshëndeti pjesëmarrësit, të cilët i cilësoi “misionarë të pamposhtur”, duke theksuar se opozita synon të mbajë gjallë frymën e protestës dhe angazhimit qytetar. Sipas tij, sheshi shërben si një formë e drejtpërdrejtë komunikimi me qytetarët, duke i dhënë mundësi secilit të shprehë shqetësimet dhe kërkesat për ndryshim politik.

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi qeverisjen aktuale, duke nënvizuar se vendi ka nevojë për reforma të thella që përfshijnë arsimin, familjet dhe komunitetet. “Ne kemi nevojë për një qeverisje që respekton qytetarët dhe garanton kushte më të mira për të gjithë”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne listen e forbes beyonce eshte zyrtarisht miliardere 69531a31666a2
Lajmi i mëparshëm

Në listën e Forbes/ Beyoncé është zyrtarisht miliardere

ronaldo tregon ambiciet e tij 69538196589f6
Lajmi i radhës

Ronaldo tregon ambiciet e tij

Të fundit nga

Hyseni: Rugova mbetet përjetësisht i Kosovës

Ish-ministri i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kujtuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke theksuar se ai ishte dhe mbetet përjetësisht i Kosovës. Hyseni vlerësoi Rugovën si
ShkoLartë