berisha tha se tritan shehu nuk e kishte kuptuar mesazhin ne whatsapp reagon deputeti demokrat votova per refleks 68c47676bfe4c

Berisha tha se Tritan Shehu “nuk e kishte kuptuar mesazhin në whatsapp”, reagon deputeti demokrat: Votova për refleks

September 12, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit të grupit parlamentar të PD-së për të bojkotuar votimin.

I pyetur nga gazetarët pas daljes nga seanca e parë e Legjislacionit të ri, Shehu tha:

“Votova kundër, ishte thjesht refleks. Refleksi i votimit.”Kjo lëvizje e Shehut nxjerr në pah paqartësi brenda vetë PD-së. Kryetari i saj, Sali Berisha, u shpreh se ndoshta ka pasur një keqkuptim në komunikimin e brendshëm të grupit.

“Do flas me zotin Shehu. Ka mundësi që mesazhi në grupin e WhatsApp të mos jetë kuptuar siç duhet,” u shpreh Berisha, duke lënë të kuptohet se vota e Shehut nuk ishte në përputhje me qëndrimin e grupit.

Ndërkohë, shumica e deputetëve të Partisë Demokratike bojkotuan procesin, duke refuzuar të marrin fletën e votimit dhe duke hedhur pankarta proteste në kutinë e votimit.

Sakaq, Niko Peleshi u zgjodh Kryetari i Kuvendit, me 84 vota të mazhorancës, ndërkohë që 3 vota të tjerë ishin kundër, mes tyre edhe ajo e Tritan Shehut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

imerlije saliu frika nga humbja ne zgjedhjet lokale po e ben opoziten agresive 68c467f81f366
Lajmi i mëparshëm

Imerlije Saliu: Frika nga humbja në zgjedhjet lokale po e bën opozitën agresive

lvv nis fushaten per zgjedhjet lokale 68c476f37141b
Lajmi i radhës

​LVV nis fushatën për zgjedhjet lokale

Të fundit nga

ShkoLartë