berisha nuk ishte pjese e planit qendrimi ne shesh protesta e radhes do kemi edhe greva e demonstrata 694b27b56e08b

Berisha: Nuk ishte pjesë e planit qëndrimi në shesh, protesta e radhës… Do kemi edhe greva e demonstrata

December 24, 2025
1 minut lexim

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka folur për gazetaren Elda Menga, në “Top Story”, për protestën që PD-ja bëri këtë të hënë përpara Kryeministrisë.

Ai deklaroi se nuk ishte planifikuar të qëndronte në shesh, teksa shtoi se do të vendoset se kur do të jetë protesta e radhës.

Ndër të tjera Berisha deklaroi se grumbullimet e demokratëve do të përshkallëzohen me demonstrata dhe greva.

“Sot ne inauguruam fillimin e një procesi me të cilin ne do të shpëtojmë demokracinë, familjen dhe Shqipërinë. Jo nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh.

Protesta se kur do të jetë do të përcaktohet. Ne jemi në një kthesë përfundimtare që shënon një etapë të re, lëvizje të fuqishme që opozita ka një mision.

Protesta shënon, inauguron, fillimin e përpjekjes më të fuqishme për largimin e Edi Ramës, nuk ndalën më.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

angela martini e bukur si gjithmone mahnit ndjekesit me pamjen e saj 694b151212c3f
Lajmi i mëparshëm

Angela Martini e bukur si gjithmonë, mahnit ndjekësit me pamjen e saj

arsenali me penallti kualifikohet ne gjysmefinale 694b281495df1
Lajmi i radhës

Arsenali me penallti kualifikohet në gjysmëfinale 

Të fundit nga

ShkoLartë