berisha njofton protesten e radhes diten e seances per imunitetin e lubi ballukut shqiptaret te bashkohen te kuvendi 69a61af591640

Berisha njofton protestën e radhës: Ditën e seancës për imunitetin e Lubi Ballukut shqiptarët të bashkohen te Kuvendi!

March 3, 2026
1 minut lexim

“Rama është brandi kombëtar i korrupsionit”, kështu u shprehur kreu i PD Sali Berisha duke shtuar se është kryeministri Rama ai që po shuan ëndrrën e shqiptarëve për integrimin europian.

Gjithashtu Berisha bëri thirrje që në ditën që do të mbahet seancë për imunitetin e Belinda Ballukut, qytetarët të bashkohen të Kuvendi: “Ftoj çdo shqiptar ditën e diskutimeve në Parlament për imunitetin e Lubi Ballukut të gjithë tek Parlamenti. Parlamenti është i qytetarëve dhe jo i hajnave”, tha ai.

Më tej Berisha shtoi se Rama për të ruajtur miliardat e tij bashkohet me Presidentin Serb Aleksandër Vuçiç.

Rama tani shkruan me padronin e tij Aleksandër Vuçiç, se nuk ka nevojë të anëtarësohemi me të drejta të plota në BE. Vetëm një armik i shqiptarëve, një tradhtar mund të marrë përsipër të shprehet në këtë mënyrë. Procesi i integrimit në BE, ka disa dimensione, por dy janë dimensionet më të lidhura ngushtë me jetën e tyre. Janë Kopenhagen pra qytetarit i garantohet e drejta e tij; Por jo thotë ky…Tregu i lirë, prisni! Dhe tërhiqet nga ato që quhen arritje të komunitetit, tërhiqet nga standardet që kanë të bëjnë me komunitetin. BE është bashkimi i mirëqenies…Padronit të tij Vuçiç padronit të tij Vuçiç, kriteret e Kopenhagen nuk i duhen…Sepse ky për të qëndruar në pushtet do vjedhë zgjedhjet e qytetarët…Tradhtinë që i ka bërë kombit shqiptar dhe Kosovës nuk ia ka bërë askush tjetër, pas Enver Hoxhës…”, tha Berisha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump irani do te kishte pasur arme berthamore nese une nuk do ta kisha nderprere marreveshjen e obames 69a61a0bedcbc
Lajmi i mëparshëm

Trump: Irani do të kishte pasur armë bërthamore nëse unë nuk do ta kisha ndërprerë marrëveshjen e Obamës

robelli be mund te propozoje president te huaj per kosoven nese partite deshtojne te gjejne konsensus 69a61af833eba
Lajmi i radhës

Robelli: BE mund të propozojë president të huaj për Kosovën nëse partitë dështojnë të gjejnë konsensus

Të fundit nga

ShkoLartë