berisha neser eshte dita e qytetareve duhet te performojme qe te marrim ate qe kerkojme 6989fad5c47f0

Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, duhet të performojmë që të marrim atë që kërkojmë

February 9, 2026
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë zhvillimit të konferencës së tij këtë të hënë, tha se dita e nesërme do të jetë dita e qytetarëve dhe u bëri ftesë të hapur të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit.

Ai theksoi se shqiptarët duhet të performojnë që të meritojnë atë që kërkojnë.

Sakaq, Berisha nuk u rezervua të akuzonte edhe Edi Ramën, i cili sipas tij është njeriu që lëviz me hekura nëpër ekrane.

Ne nuk i kërkonim lëmoshë askujt. Ne duhet të performojmë që të meritojmë atë që kërkojmë. Ne besojmë se kjo është rruga e interesit maksimal të shqiptarëve për t’u integruar. Sepse procesi i integrimit evropian ka synimin t’i bëjë shqiptarët më të lirë, më të begatë, më të sigurt. Kjo rrugë ka funksionuar. Merrni pak rrugën tjetër. Ja se si është. Ja se çfarë regresi. Ndaj edhe unë i siguroj partnerët tanë se ne kemi qëllim kryesor integrimin e bazuar në meritë dhe jo në suksese imagjinare. Këtë ne nuk e kërkojmë, nuk e bëjmë. Shqipëria sot është një vend i dhunimit masiv të të drejtave të njeriut. Njeriu që lëviz me hekura nëpër ekrane, ankohet sot se janë mbushur burgjet.

Po kush i mbushi burgjet? Burgjet i mbushi politika terrorizuese, burgjet i mbushe ti që i le shqiptarët pa të drejtën e procesit gjyqësor. Dhe tani kërkon të fajësojë askënd. Në këtë udhëtim, ai do të shkelmojë në Bruksel interesat e çdo shqiptari. Ndaj edhe nesër është dita e qytetarëve.

Ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria, ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës në kryengritjen paqësore, t’i faktojmë kombit, Europës dhe botës se ne nuk mposhtemi kurrë nga një grusht hajdutësh që nuk kanë interesa të tjera përveç interesave të pasurimit të tyre”, u shpreh Berisha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

franca nis stervitjen e saj me te madhe ushtarake qe nga lufta e ftohte 6989fa0a68e4c
Lajmi i mëparshëm

Franca nis stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

supremja thote se i ka shqyrtuar te gjitha ankesat kunder vendimeve te pzap se 6989faef7214f
Lajmi i radhës

​Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së

Të fundit nga

ShkoLartë