berisha ne fokusin e protestave do jete parlamenti kryeministria dhe surreli 6949c055c0987

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

December 23, 2025
1 minut lexim

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të hënë protestën  kombëtare, e inicuar në fakt pas ngjarjeve të fundit të lidhura me hetimin dhe masat e prokurorisë speciale ndaj Zv. Kryeministres Belinda Balluku.



Në fjalën e tij përpara pjesëmarrësve të vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i PD Sali Berisha tha ndër të tjera kryeministri Rama duhet të largohet e se ai është në rrethim. “Nuk jep dorëheqjen ai, do ta heqim ne”, tha Berisha, ndërsa e konsideroi jashtëzakonisht të kënaqshme pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë. “Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e kënaqshme. Ishte historike edhe mbështetja, edhe entuziazmi, edhe të gjitha”, u shpreh ai.

Berisha tha se ne fokusin e tyre do të jenë parlamenti, kryeministria dhe Surreli.

“Bashkëluftëtarët e mi duhet të dinë të gjitha drejtimet se cilat do të jenë fushat e demonstratave dhe protestave të fuqishme të ardhshme. E thashë edhe njëherë, do jetë kryeministria, do jetë parlamenti, do jetë Surreli, se këto janë qëndrat e krimit.Ky parlament është i ndërtuar mbi farsën elektorale dhe është pushtuar komplet nga Edi Rama. Kryeministria është sot ndërtesë krimi të shëmtuar, të gjithanshëm, dhe Surreli, siç e patë ju, del me aferat më të paimagjinueshme, me pengmarrje dhe gjëra të tilla.Këto tre qendra do jenë në fokusin e popullit protestues. Me radhë. Me një fjalë, shpëtim nuk ka. Edi Rama është në rrethim, Edi Rama nuk ka shpëtim. Nuk jep dorëheqjen ai, do ta heqim ne”, tha kreu i PD në fjalën e tij..

Protesta e opozitës u mbyll tek selia e PD, ndërkohë që në largim, protestuesit hodhën molotovë para godinës së Kryeministrisë. /Opinion.al

protesta

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tarifat e trump godasin whiskey n ndalon prodhimin distileria e jim beam 6949bd45ce962
Lajmi i mëparshëm

Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam

ngjarjet e dates 23 dhjetor 6949c26f0c68e
Lajmi i radhës

​Ngjarjet e datës 23 dhjetor

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë