berisha lavderon dhunen e militanteve kreu i pd reagon pas protestes se djeshme 697638c5a4dc8

Berisha lavdëron dhunën e militantëve/ Kreu i PD reagon pas protestës së djeshme

January 25, 2026
1 minut lexim

Pa kaluar 24 orë nga shfaqja me Molotov në Bulevard, Sali Berisha, nxitoi të mbrojë dhunën e ushtruar nga militantët e tij mbrëmjen e së shtunës. Ata që Rama i quajti rrugacë lagjesh, Berisha, i quajti heronj të demokracisë.

“Shkëlqeu, shkëlqeu siç meriton, guximi i të rinjve. Ishin ata që ishin ata që i dhanë të gjithë epikën asaj kryengritjeje. I përgëzoj, i përgëzoj për aktin heroik të kapjes së gazeve dhe të hedhjes drejt atyre që i hodhën drejt narko-banditëve. protesta tjetra, kjo do jetë masive, masive, dhe se asnjë mjet i tyre nuk do mund të mposhtë revoltën e përgjithshme popullore”, tha Berisha.

Por u kujdes të nënvizonte se dhuna nuk u ushtrua me urdhër të tij.

“Ata u përcollën mesazh çdo shqiptari se nuk po luftojmë për veten tonë, se nuk po luftojmë për Sali Berishën, se nuk po luftojmë për Partinë Demokratike, as dhe parti të tjera, se po luftojmë për ndërgjegjen e njeriut, për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar”, shtoi kreu i PD.

E tashmë që ëndrra amerikane për rrëzimin e Ramës ka rënë, siç e dëshmoi dhe mungesa e karikaturës së tij në protestë, shpresa e radhës e Berishës, mbetet pikërisht te ta.

“Ata janë nderi i kombit, krenaria e popullit dhe qytetarëve shqiptarë dhe të garantoj se ata nuk e kanë për asgjë përballë një kryehajdut, një Ramaduro që mbrohet nga banda dhe krimi dhe fundi i tij i pashmangshëm, fundin e tij të pashmangshëm do ta firmosin të rinjtë dhe adoleshentët shqiptarë që ishin aq të shumtë, aq të shumtë dje në protestën që tronditi dheun”, shtoi më tej.

Por nëse ishin aq të shumtë dhe të vendosur, përse Sali Berisha siç dha sinjalin e sulmit me flamur, po ashtu mbrëmë doli dhe po me urdhër e ndërpreu protestën: përgjigjja është e thjeshtë: protesta e së shtunës, nuk ishte një protestë popullore, por një protestë e Sali Berishës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sdua ti shoh keto gjera alba e zhgenjyer nga limi dhe afrimiteti i tij me dolcen 697626114c346
Lajmi i mëparshëm

“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe afrimiteti i tij me Dolcen

ferizaj ndjek liderin 6976391369afe
Lajmi i radhës

Ferizaj ndjek liderin

Të fundit nga

ShkoLartë