beqiri paralajmeron ndertimin e sheshit te deshmoreve ne haracine fton qytetaret ne debat publik 69f4ebe153e3a

Beqiri paralajmëron ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë, fton qytetarët në debat publik

May 1, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Haraçinë, Daut Beqiri, ka njoftuar për përgatitjen e një projekti për rregullimin e hapësirës në qendër të komunës, i cili parasheh ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve”.

Sipas Beqirit, projekti synon jo vetëm krijimin e një hapësire përkujtimore, por edhe përmirësimin e qarkullimit dhe organizimit urban në pjesën qendrore të Haraçinës.

“Kemi përgatitur një projekt për rregullimin e hapësirës në qendër të Haraçinës, i cili parasheh ndërtimin e ‘Sheshit të Dëshmorëve’”, deklaroi Beqiri.

Ai theksoi se realizimi i projektit do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve aktuale me komunikacionin dhe parkimin në këtë zonë.

“Me realizimin e këtij projekti do të rregullohet edhe qarkullimi i komunikacionit në këtë pjesë, e cila aktualisht ka sfida për shkak të veturave të parkuara, duke e bërë zonën më funksionale dhe më të organizuar për lëvizje”, tha kryetari i komunës.

Sipas njoftimit, projekti përfshin vendosjen e një monumenti me shqiponjë dhe një pllake përkujtimore për Komandant Telin dhe bashkëluftëtarët e tij.

Beqiri u bëri thirrje qytetarëve të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre për projektin përmes komenteve ose duke marrë pjesë në panelin e diskutimit publik që do të mbahet më 8 maj në sallën e Këshillit Komunal.

“Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një Haraçinë më të mirë për të gjithë”, theksoi Beqiri.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

anita dhe lola haradinaj shkelqejne me dukjen elegante ndersa publikojne video duke vallezuar ne dasmen e luan haradinajt 69f4e6021e1c9
Lajmi i mëparshëm

Anita dhe Lola Haradinaj shkëlqejnë me dukjen elegante, ndërsa publikojnë video duke vallëzuar në dasmën e Luan Haradinajt

shilegov lsdm po percane anetaresine e vet po humb kuadro cilesore 69f4ed3aa0af9
Lajmi i radhës

Shilegov: LSDM po përçanë anëtarësinë e vet, po humb kuadro cilësore

Të fundit nga

ShkoLartë