benz i perplaset me fiat in dhe perfundon ne kanal lendohet pasagjerja 694965b59228b

Benz-i përplaset me Fiat-in dhe përfundon në kanal, lëndohet pasagjerja

December 22, 2025
1 minut lexim

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në kthesën e Vajkanit në Fier.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka mbetur e plagosur pasagjerja e njërës prej makinave, e cila është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Benz dhe një Fiat Panda. Nga përplasja, automjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lucie donlan ndez festat me setin festiv per ann summers 69495312dd751
Lajmi i mëparshëm

Lucie Donlan “ndez” festat me setin festiv për Ann Summers

real madridi mbyll deren per haalandin besim i plote te mbappe 6949661428edc
Lajmi i radhës

Real Madridi mbyll derën për Haalandin, besim i plotë te Mbappe

Të fundit nga

ShkoLartë