bayern 770x432 1

Benfika “trondit” Bayern, i rrëmben kreun, por ekipi i Kompany “driblon” Chelsea-n (VIDEO)

June 25, 2025
1 minut lexim

Me një biletë në “xhep” për në fazën e 1/8, Bayern Munich vendosi të bëjë një rotacion thuajse të plotë përballë Benfikës, me shpresën se i mjaftonte vetëm një pikë për të kapur kreun e Grupit C, por “shqiponjat” portugeze i befasuan në sfidën e fundit duke i shkaktuar një humbje minimale, por që i kushtoi vendin e parë.

Pavarësisht këtij fakti, Bayern mbase ka një arsye për të festuar pasi shmangin Chelsea-n, në fazën e 1/8 do të përballen Flamengon.

Benfika i kapi “mat” me një zbritje të shpejt në sulm që në minutën e 13-të duke kaluar në avantazh. Bayern krijoi disa raste për tu rikthyer në lojë që në fraksionin e parë, por Sane nuk ishte efikas përpara porte. Në pjesën e dytë, Kompany ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë “peshat e renda, Harry Kane, Olise, Kimmich.

Ky i fundit, mesfushori gjerman, gjeti shpejt rrugën e rrjetës, në minutën e 61-të, me një goditje të saktë nga distanca, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje të Harry Kane, me anglezin që ishte në rrezen e portierit. Bayern tentoi në çdo formë të shmangte këtë humbje, por pa sukses.

Me 6 pikë në 3 ndeshje, ekipi i Kompany e mbyll Grupin C në vendin e dytë. Tekniku i Bayern Munich e pranon se kushtet atmosferike, vapa e madhe ndikuan në paraqitjen e ekipit: “Kishim probleme me vapën, loja nuk shkoi aq mirë se sa zakonisht. Nëse ka diçka pozitive nga ky rezultat, është se nuk do të luajmë më në Charlotte”, u shpreh Kompany.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fbenfika trondit bayern i rremben kreun por ekipi i kompany driblon chelsea n video%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebBurimi: BalkanWeb

 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

permireso pervojen tende te lojerave kete vere me samsung oled 685baa90bbfb4
Lajmi i mëparshëm

Përmirëso përvojën tënde të lojërave këtë verë me Samsung OLED

neymar 770x430 1
Lajmi i radhës

“Mora një vendim, dëgjova zemrën”, Neymar zbulon të ardhmen

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë