bellingham reagon pasi nico williams rinovoi me athletic club duke refuzuar barcelonen 6868f2dd40243

Bellingham reagon pasi Nico Williams rinovoi me Athletic Club, duke refuzuar Barcelonën

July 5, 2025
1 minut lexim

Tema kryesore në futbollin spanjoll aktualisht është vendimi i Nico Williams për të nënshkruar një kontratë 10-vjeçare me Athletic Club, duke refuzuar kështu kalimin te rivalët e përjetshëm të Real Madridit, Barcelona. Edhe pse “Los Blancos” nuk janë më të përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje, nuk mungojnë komentet dhe reagimet në rrjetet sociale nga tifozët e tyre, të cilët janë tallur me Barcelonën për dështimin në këtë tratativë.

Në fillim të verës, Real Madridi kishte shfaqur interes për Williamsin, si një opsion të mundshëm për të zëvendësuar Rodrygo Goes, i cili është lidhur me një transferim të mundshëm te Arsenali.

Megjithatë, klubi madrilen hoqi dorë nga ndjekja e tij pas nënshkrimit me talentin argjentinas Franco Mastantuono, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Xabi Alonsos sapo të mbushë 18 vjeç në gusht.

Barcelona ndërhyri më pas në garë dhe kishte shumë optimizëm në Katalonjë për finalizimin e marrëveshjes, por për të dytin vit radhazi, Nico vendosi të qëndrojë në Bilbao.

Ndërkohë, mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, ka preferuar të qëndrojë jashtë kësaj çështjeje. I pyetur nga mediat të premten (përmes Marca), ai u shpreh qartë:

“Nuk më intereson. Është diçka që nuk ndikon te Real Madridi. Prandaj, nuk më intereson fare. Kjo nuk është lajm për Realin.”

Gjatë intervistës, Bellingham u pyet gjithashtu për mikun e tij të ngushtë, Trent Alexander-Arnold, i cili ka qenë i goditur rëndë nga lajmi tragjik për vdekjen e ish-shokut të tij te Liverpooli, Diogo Jota.

“Ka qenë një moment shumë i vështirë për të. Ata ishin bashkëlojtarë për pesë vite. Ne si ekip jemi këtu për ta mbështetur. Trent po reflekton, po mendon dhe po e përballon këtë në mënyrën e tij. Të gjithë i dërgojmë ngushëllimet tona familjes dhe miqve të Diogos,” tha Bellingham me ndjeshmëri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish ambasadori leter qeverise greke duhet ti kerkoni falje popullsise shqiptare te camerise per krimet e bera 6868f2658cafe
Lajmi i mëparshëm

Ish-ambasadori letër qeverisë greke: Duhet t’i kërkoni falje popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!

kadrijaj pas kercenimit me bombe eshte ne doren e policise te zbuloje rastin dhe kush e beri telefonaten 6868f2e09f504
Lajmi i radhës

Kadrijaj pas kërcënimit me bombë: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin dhe kush e bëri telefonatën

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë