Belgjika do të jetë pa dy lojtarë të rëndësishëm në ndeshjet miqësore kundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.
Federata belge ka bërë të ditur se Leandro Trossard dhe Hans Vanaken nuk do të jenë pjesë e skuadrës për këto dy përballje përgatitore para Kupës së Botës.
Sulmuesi i Arsenal, Trossard, ka vendosur të mos grumbullohet për miqësoret ndaj SHBA-së në Atlanta dhe Meksikës në Chicago, në mënyrë që të vazhdojë rikuperimin pas një lëndimi. Sipas federatës belge, ky vendim është marrë në konsultim me klubin e tij.
Ndërkohë, kapiteni i Club Brugge, Vanaken, gjithashtu po rikuperohet nga një lëndim dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy ndeshje.
Burimi: botasot.info


