Hendbollistet e Kosovës nuk ia dolën ndaj Belgjikës U-17.
Ndeshjen e fortë mes Belgjikës U17 dhe Kosovës U17 e fituan belget e reja me rezultat 31:28.
Për kohë të gjatë vajzat tona ishin në epërsi, por Belgjika e mbylli më mirë ndeshjen për fitore të rëndësishme në IHF Trophy për zonën evropiane.
Vashat tona arritën dy fitore e dy humbje deri me tash.
Burimi: botasot.info


