belgjika favorite 68ded4ef46a80

Belgjika favorite

October 2, 2025
1 minut lexim

Maqedonia e Veriut po hyn në fazën finale të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Seleksionuesi Blagoja Milevski e shpalli listën pa ndonjë surprizë të madhe.

Të lënduarit Lirim Qamili dhe Dimitar Mitrovski do te mungojnë në formacion, ndërsa është rikthyer David Babunski nga Vardari.

“Belgjika mbetet favoritja kryesore në grupin tonë, por ne kemi treguar se mund të luajmë kundër të gjithëve. Askush nuk mund të na e heqë shpresën për kualifikim në Kupën e Botës”, tha Milevski.

Takimi i ekipit kombëtar është planifikuar për 6 tetor. Maqedonia do të luajë fillimisht kundër Belgjikës më 10 tetor në Gent, dhe më 13 tetor në Shkup do të presë Kazakistanin/

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja me thike ne kryeqytet gazetari jep detaje autori perfitoi nga erresira per tu arratisur 68ded4761ad90
Lajmi i mëparshëm

Vrasja me thikë në kryeqytet, gazetari jep detaje: Autori përfitoi nga errësira për t’u arratisur!

neser kfor i behet me komandant te ri 68ded4f17d6cf
Lajmi i radhës

​Nesër KFOR-i bëhet me komandant të ri

Të fundit nga

ShkoLartë