bekim sali srebrenica eshte thirrje per drejtesi dhe amanet per paqen 687175cd878e9

Bekim Sali: Srebrenica është thirrje për drejtësi dhe amanet për paqen

July 11, 2025
1 minut lexim

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka bërë të ditur përmes një postimi se sot, së bashku me kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe deputetë të tjerë, morën pjesë në evenimentin përkujtimor për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, i cili u mbajt pranë monumentit në Parkun e Çairit.

Ngjarja u organizua me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit dhe përfaqësoi një moment reflektimi dhe nderimi për mbi 8 mijë viktimat e masakrës së korrikut 1995.

“Srebrenica mbetet ende plagë e hapur dhe thirrje e përhershme për ndërgjegjen njerëzore, për drejtësi, paqe dhe për të mos harruar kurrë,” theksoi Sali në mesazhin e tij përkujtimor.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

danela sulmoi e para policet reaguan menjehere pamjet nga kamera e sigurise tregojne nje version tjeter te ngjarjes 68717375eb204
Lajmi i mëparshëm

Danela sulmoi e para, policët reaguan menjëherë?! Pamjet nga kamera e sigurisë tregojnë një version tjetër të ngjarjes

bdi denon sulmin ndaj kryetares se qytetit te shkupit danella arsovskes 68717ab988d76
Lajmi i radhës

BDI dënon sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovskës

Të fundit nga

ShkoLartë