Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në emisionin “Analiza” në TV24, deklaroi se procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian nuk është ndalur, por në periudhën e ardhshme pritet të përshpejtohet.
“Procesi i integrimit në BE nuk është ndalur. Përkundrazi, në periudhën e ardhshme do të përshpejtohet”, tha Sali.
Ai theksoi se vendi, krahas nëntë shteteve të tjera kandidate dhe aspirante për anëtarësim në BE, në disa fusha ka avancuar më shumë në përmbushjen e hapave të nevojshëm për integrim.
Sipas Sali, institucionet duhet të vazhdojnë me zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve evropiane, me qëllim që vendi të bëjë hapa të mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Burimi: alfax.mk

