IMG 20260917 WA0004

Bekim Sali nga Washingtoni: Partneriteti me SHBA-në dhe siguria euroatlantike mbeten prioritete

September 17, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë sot në një diskutim të organizuar nga Këshilli Atlantik në Washington D.C., së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Në fokus të diskutimit ishte partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, roli i Maqedonisë së Veriut si aleat në NATO, si dhe çështjet e sigurisë, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

Sali tha se nga Washingtoni është përcjellë mesazhi për vazhdimin e angazhimit të vendit në partneritetet strategjike dhe në sigurinë euroatlantike.

“Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, roli ynë si aleat i përgjegjshëm në NATO, siguria, zhvillimi dhe rruga jonë drejt Bashkimit Evropian ishin në fokus të diskutimit”, theksoi Sali.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve strategjike dhe synimit për një të ardhme më të fortë, më të sigurt dhe më prosperuese.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zvarritja 11 vjecare projekti i autostrades kercove oher vazhdon te mbetet i paperfunduar pas me shume se nje dekade nga nisja e punimeve 6aac2dae4f43c
Lajmi i mëparshëm

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

ff2fb4c0 6674 4c7e be3b f4f5a918da2b
Lajmi i radhës

VLEN: Bërvenica gati për fitore!

Të fundit nga

VLEN: Bërvenica gati për fitore!

VLEN sot ka bërë hapjen e shtabit në Bërvenicë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 18 tetorit. Me Jakup Huseinin si kandidat për kryetar të komunës së Bërvenicës
ShkoLartë