bekim sali nga prekazi epopeja e uck se nuk eshte vetem histori por udherrefyes per brezat 69ac6abe5dba5

Bekim Sali nga Prekazi: Epopeja e UÇK-së nuk është vetëm histori, por udhërrëfyes për brezat

March 7, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka bërë homazhe në Prekaz ku përkujtoi komandantin legjendar Adem Jashari dhe dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovë. Në një njoftim publik, Sali tha se vizita në Prekaz është një moment krenarie dhe përulësie përpara sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë.

“Sot, me krenari dhe përulësi, qëndruam në Prekazin e lavdisë, ku bëmë homazhe dhe u lutëm për shpirtin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Sali.

Gjatë vizitës, delegacioni vizitoi edhe kullën e familjes Jashari, ku u prit nga Rifat Jashari.

“Vizituam edhe kullën e Jasharajve, ku në konak na priti baca Rifat Jashari. Në atë kullë qëndrese dhe krenarie u shkrua një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare”, ka shkruar ai.

Sali theksoi se qëndresa e familjes Jashari u bë simbol i sakrificës dhe vendosmërisë për liri.

“Aty nisi qëndresa heroike që u bë simbol i sakrificës dhe i vendosmërisë për liri”, shkruan në njoftim,

Ai nënvizoi gjithashtu se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe epopeja e saj përfaqësojnë jo vetëm histori, por edhe një amanet për brezat e ardhshëm.

Sipas tij, Epopeja e UÇK-së nuk është vetëm histori. Ajo është amanet, frymëzim dhe udhërrëfyes për çdo brez që vjen pas nesh. Në fund të mesazhit, Sali theksoi detyrimin për të punuar për një të ardhme më të mirë duke ruajtur idealet e dëshmorëve.

“Të frymëzuar nga kjo sakrificë, kemi detyrimin që çdo ditë të punojmë për një të ardhme më të mirë për brezat e rinj, duke ruajtur dhe mbrojtur idealet për të cilat u flijuan dëshmorët e kombit.”

Ai përfundoi duke nderuar sakrificën e dëshmorëve të kombit.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

6eb2dd86 a5c7 4b09 9ae6 17f8a1e28735
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Nga premtim në projekt gjigant, 42 milion euro për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”

garda revolucionare e iranit kemi sulmuar me raketa bazen amerikane ne bahrein 69ac6b36e1f5f
Lajmi i radhës

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Të fundit nga

Kosova arrin fitore të madhe në Kroaci

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Kroacisë, duke triumfuar me rezultat 1:0 në Karlovac, në ndeshjen e Grupit 2 të Ligës C
ShkoLartë