bekim sali ligji per medresene isa beu eshte fundi i nje padrejtesie historike 6894d5dead63b

Bekim Sali: Ligji për Medresenë “Isa Beu” është fundi i një padrejtësie historike

August 7, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka marrë pjesë sot në një panel-diskutim për drejtësi dhe dije, të organizuar nga Medreseja “Isa Beu” në Shkup, ku foli për rëndësinë historike dhe juridike të këtij institucioni dhe për përpjekjet që u bënë për njohjen e plotë të tij në sistemin arsimor të vendit.

“Sot, së bashku me kryetarin e Alternativës dhe njërin prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti, zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, mora pjesë në panel-diskutimin për drejtësi dhe dije ‘Medreseja Isa Beu – një histori suksesi’”, ka shkruar Sali në një status në Facebook.

Ai theksoi se rrugëtimi historik dhe juridik i këtij institucioni ka kaluar nëpër sfida të mëdha dhe përplasje të motivuara nga interesa të ngushta politike.

“Me insistimin e vazhdueshëm të liderit të Alternativës dhe njërit prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, sot kemi ligj për medresenë dhe nxënësit e kësaj shkolle janë të barabartë me nxënësit tjerë”, deklaroi Sali, duke e cilësuar këtë si “fundin e një padrejtësie të madhe historike që iu është bërë këtij institucioni arsimor”.

Ai shprehu krenarinë e tij për arritjen dhe për faktin që Medreseja “Isa Beu” tashmë konsiderohet një histori suksesi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti populli shqiptar spranon qe historia e tij te shkruhet nga te huajt me gjithe respektin per ta 6894d5dbec08d
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti: Populli shqiptar s’pranon që historia e tij të shkruhet nga të huajt me gjithë respektin për ta

ish hetuesja e hages drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar 6894db0452f7f
Lajmi i radhës

Ish-hetuesja e Hagës: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Të fundit nga

ShkoLartë