ali ahmeti populli shqiptar spranon qe historia e tij te shkruhet nga te huajt me gjithe respektin per ta 6894d5dbec08d

Ali Ahmeti: Populli shqiptar s’pranon që historia e tij të shkruhet nga të huajt me gjithë respektin për ta

August 7, 2025
1 minut lexim

Ali Ahmeti kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, ka thënë se populli shqiptar nuk pranon që historia e tij të shkruhet nga të huajt, siç ka theskuar, me gjithë respektin për ta. Ai ka thënë se Serbia po bën çdo gjë për të zhbërë pavarësinë e Kosovës përmes Gjykatës Speciale të Hagës.

“UÇK ka bërë një luftë të drejtë. Luftë për liri. Luftë për çlirim nga pushtimi…Serbia me përkrahësit e saj ka bërë dhe po bën çdo gjë për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës, përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Po përpiqet të përmbysë çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua si o formua, u votua si u votua nga deputetë e Kuvendit të Kosovës. Ishte si ishte. Edhe ashtu siç u krijua nuk po e respekton të drejtën për gjykim të paanshëm të drejtë e brenda aftit të arsyeshëm”, tha Ahmeti.

Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut që gjenden në Këshillin e Evropës të kërkojnë rishikimin e rezolutës së vitit 2013.

“Shpifjet se UÇK ka trafikuar organe, dështuan”, tha Ahmeti. “…Populli shqiptar nuk pranon që historia e tij të shkruhet nga të huajt me gjithë respektin për ta”, tha Ahmeti.

Pas fjalimit të Ahmetit protesta u mbyll.

Burimi: lajme24.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

blero e xhuli ne protesten kunder gjykates speciale 6894d1ddadbb4
Lajmi i mëparshëm

Blero e Xhuli në protestën kundër Gjykatës Speciale

bekim sali ligji per medresene isa beu eshte fundi i nje padrejtesie historike 6894d5dead63b
Lajmi i radhës

Bekim Sali: Ligji për Medresenë “Isa Beu” është fundi i një padrejtësie historike

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë