begaj uron kosoven per 27 vjetorin e clirimit liria erdhi nga sakrifica e uck se dhe aleateve 6a2bba734b51d

Begaj uron Kosovën për 27-vjetorin e çlirimit: Liria erdhi nga sakrifica e UÇK-së dhe aleatëve

June 12, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e 27-vjetorit të çlirimit.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka vlerësuar se liria e Kosovës është arritur falë sakrificës së mijëra burrave dhe grave, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë, në veçanti NATO-s.

“Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë! Liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë.

Faleminderit NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë!

Mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës! Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, shkroi Begaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arrestohen dy drejtor te shkollave paralele serbe ne kamenice 6a2bb9f437bec
Lajmi i mëparshëm

Arrestohen dy drejtor të shkollave paralele serbe në Kamenicë

trazira raciste trondisin mbreterine e bashkuar 6a2bbad0a1544
Lajmi i radhës

Trazira raciste trondisin Mbretërinë e Bashkuar

Të fundit nga

Njihuni me 5 finalistët e “Ferma VIP 3”

Pas muajsh të mbushur me dinamika, “Ferma VIP 3” ka hyrë zyrtarisht në javën e finales. Mbrëmjen e djeshme u kompletua lista e pesë konkurrentëve që do të garojnë për çmimin e
ShkoLartë