begaj pavaresia matet me cilesine e sherbimeve publike 692a003429aa0

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

November 28, 2025
min lexim

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit.



Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se pas më shumë se një shekulli si shtet i pavarur, Shqipëria ka krijuar sot një imazh serioz në arenën ndërkombëtare dhe është bërë një partner i besueshëm i fuqive rajonale por edhe atyre të mëdha botërore.

Rëndësi të veçantë presidenti Begaj i kushtoi diasporës shqiptare, për të cilën tha se është një urë e fuqishme e Shqipërisë me botën.

“Është zemra jonë që rreh larg, detyra jonë si shtet është t’i dëgjojmë, t’i përfshijmë dhe t’u krijojmë hapësira reale pjesëmarrjeje. Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike, me drejtësinë funksionale, me mundësinë që u ofrojmë të rinjve dhe dashurinë për atdheun. Këto janë sfidat që na bashkojnë – pavarësisht bindjeve tona politike. Bota e sotme po ndryshon me shpejtësi, arkitektura globale po rifigurohet. Në këto kohë transformimesh dhe tronditjesh na duhet vendosmëri e qartë dhe vizion. Viti 2025 na gjeti në një mjedis dinamik.  Shqipëria ka fituar besueshmëri si vend që kontribuon në paqen dhe sigurinë dhe dialog. Shqipëria mbetet e besueshme për aleatët tanë euroatlantikë. Ne jemi krenar për lidhjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti Begaj theksoi nevojën e bashkimit dhe forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan, si një rrugë më e sigurt për përparimin e kombit dhe mirëqenien e çdo bashkëatdhetari në rajon dhe jo vetëm.

“Fatet tona u ndanë kundër dëshirës tonë, sot fati i Shqipërisë dhe i Kosovës dhe i gjithë shqiptarëve në rajon është në duart tona. Çdo arritje e Kosovës dhe e komuniteteve shqiptare në rajon është krenari për ne. Sot kudo ku jetojnë shqiptarët është ditë feste. Është koha të jemi bashkë, të mbështesim zhvillimin e komuniteteve shqiptare dhe të punojmë që çdo shqiptar brenda e jashtë vendit të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara”,- tha Begaj.

Në fund të fjalës së tij, kreu i shtetit ngriti një dolli me 3 “shëndete”.

“Shëndeti i parë është për Ditën e Flamurit, urimi i dytë për flamurin kuq e zi dhe urimi i tretë është për kombin shqiptar! Lavdi përjetë’,- uroi Begaj.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeministri hungarez takohet me putin ne moske diskutime per luften ne ukraine putin lavderon orban eshte i ekuilibruar 6929fd25eb802
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri hungarez takohet me Putin në Moskë, diskutime për luftën në Ukrainë/ Putin lavdëron Orban: Është i ekuilibruar

keto jane dy shenjat e horoskopit qe do bejne hatane ne 2026 en 692a0373ce5b8
Lajmi i radhës

Këto janë dy shenjat e horoskopit që do bëjnë “hatanë” në 2026-ën

Të fundit nga

ShkoLartë