begaj liron nga detyra e komandantit te forcave detare adnand agasten ja kush emerohet ne vend te tij 696a3f1468704

Begaj liron nga detyra e Komandantit të Forcave Detare Adnand Agastën, ja kush emërohet në vend të tij!

January 16, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka liruar nga detyra këtë të premte, 16 janar, Nënadmiralin Adnand  Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare dhe ka emëruar në këtë detyrë Arsen Mullajn.

Njoftim për media

Tiranë, më 16 janar 2026

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 25, datë 16.1.2026, dekretoi sot lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 26, datë 16.1.2026, dekretoi sot emërimin e Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 27, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 28, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 29, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mitreska inflacioni ne maqedoni ka rene ndjeshem 696a32c875b5b
Lajmi i mëparshëm

Mitreska: Inflacioni në Maqedoni ka rënë ndjeshëm

giovanni franzoni me i miri ne disiplinen e supersllallomit te madh 696a3f7667a43
Lajmi i radhës

Giovanni Franzoni më i miri në disiplinën e supersllallomit të madh

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë