begaj dekreton per nje mandat te dyte shefin e shtabit te pergjithshem te fa se 6899d5f49c0ca

Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së

August 11, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për një mandat të dytë.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Emërimi i tij vjen në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski fushata te jete per projekte konkrete jo per te kaluaren 6899cc9410b15
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Fushata të jetë për projekte konkrete, jo për të kaluarën

pas lajmeve per vdekjen e aziz salihut reagon ashper monika salihu 6899d66c5beba
Lajmi i radhës

Pas lajmeve për vdekjen e Aziz Salihut, reagon ashpër Monika Salihu

Të fundit nga

ShkoLartë