be synon integrim gradual te vendeve te rajonit gjate procesit te zgjerimit 6a34145123056

BE synon integrim gradual të vendeve të rajonit gjatë procesit të zgjerimit

June 18, 2026
1 minut lexim

Liderët e Bashkimit Evropian pritet të konfirmojnë në samitin e tyre dyditor përkushtimin për të mbështetur vendet e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit, ndërsa do të theksojnë rëndësinë e integrimit gradual dhe të reformave në kuadër të procesit të zgjerimit.

“Liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të konfirmojnë gatishmërinë për të punuar së bashku me vendet e rajonit dhe për t’i mbështetur ato në përpjekjet e tyre për reforma në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Kjo thuhet në konkluzionet që do të miratohen në fund të samitit dyditor të BE-së, i cili mbahet të enjten dhe të premten.

“Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të çuar përpara integrimin gradual midis Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë vetë procesit të zgjerimit, në një mënyrë të bazuar në meritë dhe të kthyeshme”, thuhet mes tjerash në draftin e konkluzioneve.

Integrimi gradual është një koncept që po shqyrtohet në korridoret evropiane si një ofertë e re për shtetet që synojnë anëtarësimin dhe konsiderohet si një nxitje për reforma më të shpejta në secilin vend.

Duke iu referuar samitit të mbajtur në fillim të këtij muaji në Tivat të Malit të Zi, liderët evropianë, përmes konkluzioneve, do të vlerësojnë se ky takim ka krijuar një shtytje të re për procesin e zgjerimit.

Në dritën e kësaj shtytjeje të re, paralajmërohet edhe i ashtuquajturi debat strategjik mbi zgjerimin dhe reformat. Këtë debat, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do ta zhvillojnë në muajin tetor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

debate ne kuvend opozita nuk e leshon foltoren mazhoranca miraton nderprerjen e diskutimeve shtyhet votimi per ne oren 1830 6a3413ef54047
Lajmi i mëparshëm

Debate në Kuvend/ Opozita nuk e lëshon foltoren, mazhoranca miraton ndërprerjen e diskutimeve, shtyhet votimi për në orën 18:30

e humba shpirtin luftarak angelina jolie rrefehet mbi divorcin me brad pitt tani jam me e forte se kurre 6a34152797b47
Lajmi i radhës

“E humba shpirtin luftarak”/ Angelina Jolie rrëfehet mbi divorcin me Brad Pitt: Tani jam më e fortë se kurrë

Të fundit nga

BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin

Bashkimi Evropian (BE) do të mbajë këtë vjeshtë një diskutim strategjik për zgjerimin dhe reformat, gjë që pritet të konfirmohet në dokumentin përfundimtar të samitit dyditor të udhëheqësve të bllokut evropian, që
ShkoLartë