be miraton ndalimin e importeve te gazit rus 6977e61769568

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

January 27, 2026
1 minut lexim

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit 2027, duke e bërë ligjërisht të detyrueshëm angazhimin për shkëputjen nga një prej furnizuesve kryesorë të energjisë.



Vendimi u miratua nga ministrat e vendeve anëtare gjatë një takimi në Bruksel, megjithëse Sllovakia dhe Hungaria votuan kundër, ndërsa Bullgaria abstenoi.

Hungaria njoftoi se do ta çojë ligjin në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, duke kundërshtuar vendimin që prek drejtpërdrejt interesat e saj energjetike.

Sipas marrëveshjes, BE-ja do të ndalojë importet e gazit natyror të lëngshëm nga Rusia deri në fund të vitit 2026, ndërsa furnizimi përmes gazsjellësve do të ndërpritet plotësisht më 30 shtator 2027.

Ky vendim vjen gati katër vite pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe synon të forcojë pavarësinë energjetike të Bashkimit Europian, si dhe të reduktojë financimin e luftës së Moskës.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritet bilanci i viktimave nga moti i keq ne shba shkon ne 20 numri i te vdekurve mes tyre dhe nje 16 vjecare 6977e1c6b841a
Lajmi i mëparshëm

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA/ Shkon në 20 numri i të vdekurve, mes tyre dhe një 16-vjeçare

mincev zbatimi i ligjit per vendet udheheqese do te filloje vetem pas perfundimit te mandatit te ushtrueseve te detyres 6977e64a6ece2
Lajmi i radhës

Minçev: Zbatimi i Ligjit për vendet udhëheqëse do të fillojë vetëm pas përfundimit të mandatit të ushtruesëve të detyrës

Të fundit nga

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet që reshjet e shiut të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, ndërsa më të intensifikuara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës, veçanërisht në pjesët lindore dhe juglindore të
ShkoLartë