be kritikon planin izraelit ne gaze 689f077232b01

BE kritikon planin izraelit në Gazë

August 15, 2025
1 minut lexim

BE-ja, Gjermania dhe Turqia kritikojnë planet e Izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.



Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se plani izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të vendbanimeve të reja nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe u bëri thirrje autoriteteve izraelite të mos i vazhdojnë punimet.

Ministri i financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, që i përket ekstremit të djathtë, njoftoi se do të fillojë puna për ngritjen e një ngulimi të vonuar prej kohësh, i cili do të ndajë Bregun Perëndimor dhe do ta shkëpusë atë nga Jerusalemi Lindor.

“Vendimi i autoriteteve izraelite për të çuar përpara planin e ngulimeve minon më tej zgjidhjen me dy shtete, dhe përbën edhe një shkelje të ligjit ndërkombëtar”, tha Kallas në një deklaratë.

“BE-ja përsërit thirrjen e saj ndaj Izraelit për të ndaluar ndërtimin e ngulimeve”, shtoi ajo.

Reagime nga Gjermania dhe Turqia

Edhe Gjermania i bëri thirrje Izraelit të ‘ndalojë ndërtimin e ngulimeve’ në Bregun Perëndimor.

Turqia e dënoi planin e Izraelit për ngulime të reja që synojnë ndarjen e Bregut Perëndimor dhe shkëputjen e tij nga Jerusalemi Lindor, tha Ministria e Jashtme turke, duke shtuar se vendimi ishte një shkelje e plotë e ligjit ndërkombëtar.

“Ky hap… shpërfill plotësisht të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara; godet integritetin territorial të Shtetit të Palestinës, bazën për një zgjidhje me dy shtete, dhe shpresat për paqe”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Në deklaratë përsëritet se krijimi i një shteti të pavarur palestinez është e vetmja mënyrë për të arritur paqe të qëndrueshme./DW

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 14
Lajmi i mëparshëm

Thaçi: Bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar

hamza prezanton listen e kandidateve te pdk se per mitrovice perfaqeson cdo lagje fshat grupmoshe e cdo qytetar 689f0861ae467
Lajmi i radhës

Hamza prezanton listën e kandidatëve të PDK-së për Mitrovicë: Përfaqëson çdo lagje, fshat, grupmoshë e çdo qytetar

Të fundit nga

Rufki Suma në listën e LVV-së

Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma do të jetë kandidat për deputet në listës e LVV-së. Kjo është bërë e ditur edhe nga lista zyrtare e publikuar nga LVV. Ai ka
ShkoLartë