be gjobit google me 2 95 miliarde euro per shkelje te rregullave te konkurrences ne reklamimin digjital 68bb3d2e9b444

BE gjobit Google me 2.95 miliardë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës në reklamimin digjital

September 5, 2025
1 minut lexim

Autoritetet rregullatore europiane vendosën të premten një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh (rreth 3.5 miliardë dollarë) ndaj Google, duke e akuzuar kompaninë për shkelje të rregullave të konkurrencës së Bashkimit Europian. Sipas Komisionit Europian, Google ka favorizuar shërbimet e veta të reklamimit dixhital në dëm të konkurrentëve të saj.

Kjo është hera e katërt që Google gjobitet për praktika të tilla, megjithatë Komisioni Europian ka hequr dorë nga kërcënimet e mëparshme për ndarjen e këtij gjiganti teknologjik.

Përveç gjobës, Komisioni urdhëroi Google të ndërpresë praktikat e “vetë-preferencimit” dhe të marrë masa për të eliminuar konfliktet e interesit në zinxhirin e furnizimit të teknologjisë së reklamimit (adtech).

Google e quajti vendimin “të gabuar” dhe njoftoi se do ta apelojë.

“Ky është një gjobë e padrejtë që do të dëmtojë mijëra biznese europiane, duke i bërë më të vështirë të gjenerojnë të ardhura,” tha Li-An Malahant, drejtuese e çështjeve rregullatore në Google.

Kronologjia e gjobave të BE ndaj Google:

2017 – Google Shopping:
Gjobë 2.42 miliardë euro për abuzim me pozicionin dominues në motorin e kërkimit, duke favorizuar shërbimin e vet të krahasimit të çmimeve.

2018 – Android:
Gjobë rekord prej 4.34 miliardë eurosh për imponim kushtesh të paligjshme ndaj prodhuesve të telefonave, që pengonin konkurrencën.

2019 – AdSense:
Gjobë 1.49 miliardë euro për kufizime në kontratat e reklamimit që pengonin faqet të shfaqnin reklama nga konkurrentë.

2025 – AdTech:
Gjobë 2.95 miliardë euro për vetë-preferencim në shërbimet e reklamimit dixhital dhe konflikte interesi në zinxhirin e teknologjisë së reklamës. Komisioni kërkon ndërprerjen e këtyre praktikave dhe nuk përjashton masa strukturore në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i denuar nga gjkko kapet ne londer ish zyrtari i prokurimeve publike krenar gozhina u prangos ne britanine e madhe 68bb3d04a23aa
Lajmi i mëparshëm

I dënuar nga GJKKO, kapet në Londër/ Ish-zyrtari i prokurimeve publike, Krenar Gozhina u prangos në Britaninë e Madhe

kryeministri britanik ben ndryshime ne kabinetin qeveritar 68bb3d751925e
Lajmi i radhës

Kryeministri britanik bën ndryshime në kabinetin qeveritar

Të fundit nga

ShkoLartë