be dhe meksika kritikojne tarifen e propozuar prej 30 te trump 687363c09d4db

​BE dhe Meksika kritikojnë tarifën e propozuar prej 30% të Trump

July 13, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian (BE) dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur tarifa prej 30% mbi importet e tyre duke filluar nga 1 gushti.

Meksika kritikoi atë që e quajti “marrëveshje të padrejtë” të Trump dhe këmbënguli se sovraniteti i saj ishte i panegociueshëm, ndërsa shefja e BE-së, Ursula von der Leyen kërcënoi të merrte “kundërmasa proporcionale” nëse do të ishte e nevojshme. Të dy thanë se donin të vazhdonin negociatat me SHBA-në, shkruan BBC.

Trump ka paralajmëruar se do të vendosë taksa edhe më të larta mbi importet nëse ndonjëri prej partnerëve tregtarë të SHBA-së vendos të hakmerret, transmeton KosovaPress.

Këtë javë, Trump njoftoi gjithashtu tarifa të reja për mallrat nga Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Brazili duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apple watch me inteligjence artificiale gjen problemet e fshehta shendetesore 68736385110a5
Lajmi i mëparshëm

Apple Watch me inteligjencë artificiale gjen problemet e fshehta shëndetësore

mickoski dhe mexhiti do te marrin pjese ne inaugurimin e nje pjese te autostrades kercove oher 6873670871cd0
Lajmi i radhës

Mickoski dhe Mexhiti do të marrin pjesë në inaugurimin e një pjese të autostradës Kërçovë – Ohër

Të fundit nga

ShkoLartë