bdi vlen eshte ne panik kur nuk i ka numrat i porosit anketat 6a67bbcd25e89

BDI: VLEN është në panik, kur nuk i ka numrat i porosit anketat

July 27, 2026
1 minut lexim
BDI1

Nga BDI thonë se VLEN-i është futur në panik dhe po vazhdon të publikojë të ashtuquajtura anketa, të fabrikuara vetëm për t’i dhënë vetes një epërsi që nuk ekziston mes qytetarëve.

“Edhe këtë herë, pas “rezultateve” qëndron një agjenci pa transparencë elementare: nuk dihet kush e ka porositur anketën, kush e ka paguar, si është zgjedhur mostra, kur është realizuar terreni dhe cilat kanë qenë pyetjet e plota.

Një agjenci që prej dy vitesh nuk ka pasur aktivitet serioz publik në matjen e opinionit, papritur riaktivizohet pikërisht kur VLEN-it i duhen numra për të mbuluar rënien e vet politike.

Pas kësaj agjencie qëndron Vesna Kuzmanoviq, emër që hap dyshime serioze se këtu nuk kemi të bëjmë me matje të opinionit publik, por me një operacion propagandistik për t’i prodhuar VLEN-it një realitet të rremë dhe për ta paraqitur si faktor aty ku qytetarët e kanë kuptuar tashmë dobësinë dhe nënshtrimin e tij.

VLEN-i mund të publikojë nga një anketë çdo ditë, por nuk mund ta falsifikojë vullnetin e qytetarëve. Nuk mund t’i fshehë me grafikë servilizmin në Qeveri, degradimin e përfaqësimit shqiptar dhe poshtërimin e përditshëm që e pranon në heshtje.

Ky është material propagandistik i një koalicioni të frikësuar, i cili e di shumë mirë se çfarë e pret”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

soni malaj shkelqen gjate nje performance 6a67b7de5ba36
Lajmi i mëparshëm

Soni Malaj shkëlqen gjatë një performance

mickoski perpiqem ta mesoj dhe studioj gjuhen shqipe 69c57c3d359ab
Lajmi i radhës

Mickoski: Për situatën në Gostivar konsultohemi me ekspertë, partitë nuk duhet të përhapin histeri

Të fundit nga

Soni Malaj shkëlqen gjatë një performance

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në skenë, ku u shfaq plot energji dhe elegancë. E veshur me një kostum të kuruar deri
ShkoLartë