bdi tetove kerkon publikimin e analizave te ishp se frikesimi i qytetareve nuk mund te perdoret per inkasim parash 6a90b66eea93f

BDI Tetovë kërkon publikimin e analizave të ISHP-së: Frikësimi i qytetarëve nuk mund të përdoret për inkasim parash

August 28, 2026
min lexim
bdi

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dega në Tetovë, ka reaguar pas njoftimit të NPK “Sharri” se uji për pije nuk është i sigurt në Poroj, Xhepçisht, Reçicë të Madhe dhe Reçicë të Vogël, përcjell tetova1

Nga BDI Tetovë kërkojnë që të publikohen analizat e plota të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), duke theksuar se qytetarët duhet të kenë qasje në raportet zyrtare dhe në të dhënat konkrete mbi cilësinë e ujit.

Sipas tyre, njoftimi i NPK “Sharri” nuk shoqërohet me raportin zyrtar të ISHP-së që do ta dëshmonte pasigurinë e ujit për pije.

BDI Tetovë thotë se në të kaluarën janë publikuar raportet origjinale me datën dhe vendin e marrjes së mostrave, parametrat mikrobiologjikë dhe të dhënat për praninë eventuale të baktereve, parazitëve apo mikroorganizmave të tjerë.

Në reagim, kjo parti kërkon që analizat të publikohen veçmas për secilin vendbanim dhe paralajmëron kallëzim penal nëse, siç shprehen, rezulton se alarmi ka qenë i rremë dhe pa bazë të dokumentuar.

BDI Tetovë gjithashtu ngre dyshime se paralajmërimi për rrezikun e ujit mund të përdoret si presion ndaj banorëve për përfshirjen e këtyre vendbanimeve në sistemin e faturimit të NPK “Sharri”.

Reagimi i plotë i BDI-së- dega Tetovë:

“REAGIM

PUBLIKONI ANALIZAT E ISHP-SË – NDRYSHE KY NJOFTIM MBETET SHANTAZH NDAJ BANORËVE PËR T’U FATURUAR UJIN E TYRE!

NPK “Sharri” ka alarmuar sot banorët e Porojit, Xhepçishtit, Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël se uji nuk është i sigurt për pije, por nuk ka publikuar asnjë raport zyrtar të Institutit të Shëndetit Publik që e dëshmon këtë.

Në të kaluarën ishte praktikë të publikohen raportet origjinale me datën dhe vendin e marrjes së mostrave, parametrat mikrobiologjikë dhe praninë eventuale të baktereve, parazitëve apo mikroorganizmave të tjerë të dëmshëm. Sot, një çështje kaq serioze po trajtohet vetëm me një shkrim në rrjetet sociale.

Kërkojmë publikimin e menjëhershëm të analizave të plota të ISHP-së, veçmas për secilin vendbanim. Qytetarët duhet të dinë çfarë është konstatuar dhe cilët parametra kanë rezultuar jashtë standardeve.

Nëse raportet nuk publikohen, lind dyshimi i arsyeshëm se frika për shëndetin po përdoret si presion për t’i futur këto vendbanime në sistemin e faturimit të NPK SHARRI, megjithëse ujësjellësit e këtyre vendbanimeve janë financuar dhe po mirëmbahen nga vetë banorët.

Nëse rezulton se ky ka qenë alarm i rremë, pa bazë të dokumentuar nga Instituti kompetent, si subjekt politik do të paraqesim kallëzim penal kundër personave përgjegjës dhe do të kërkojmë përgjegjësi të plotë ligjore.

Frikësimi i qytetarëve nuk mund të përdoret si mjet për shantazh dhe inkasim të parave!” përfundojnë nga BDI- Tetovë./tetova1.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre shtetas te maqedonise se veriut humbin jeten ne nje aksident te rende ne autostrade ne slloveni 6a90b5213e927
Lajmi i mëparshëm

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut humbin jetën në një aksident të rëndë në autostradë në Slloveni

Të fundit nga

ShkoLartë