bdi godet vlen in nga lufta kunder bixhozit te festat me parate e lotarise 6aa9364d1b8aa

BDI godet VLEN-in: Nga lufta kundër bixhozit te festat me paratë e Lotarisë

September 15, 2026
1 minut lexim
IMG 9960

BDI ka akuzuar VLEN-in për standarde të dyfishta, duke pretenduar se ajo që dikur e kundërshtonte në opozitë, sot e përdor si pjesë të pushtetit.

Sipas BDI-së, manifestimet për 35-vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut kushtojnë rreth 5.53 milionë euro, ndërsa 300 milionë denarë janë siguruar nga fitimi i pashpërndarë i Lotarisë Shtetërore.

“VLEN në opozitë e kishte luftën kundër bixhozit si kauzë morale, ndërsa sot në qeveri feston me para që vijnë nga Lotaria”, akuzon BDI-ja, duke pyetur nëse ka ndryshuar burimi i parave apo standardet politike të VLEN-it.

Partia akuzon gjithashtu pushtetin se e ka lënë Tetovën dhe artistët shqiptarë në margjinat e manifestimeve qendrore. Sipas BDI-së, grupi tetovar Elita 5 nuk ishte pjesë e programit qendror në Shkup, ndërsa Tetova është përfshirë vetëm në aktivitetet që zhvillohen më vonë.

BDI e cilëson këtë si vazhdim të asaj që e quan politikë të përjashtimit dhe margjinalizimit të shqiptarëve, tashmë edhe në fushën e kulturës.

“VLEN duhet të tregojë pse shqiptarët mund të jenë pjesë e pushtetit, por mbeten në margjinat e përfaqësimit shtetëror, politik dhe kulturor”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse partite e konsoliduara po humbasin votuesit migrante 6aa9319106a27
Lajmi i mëparshëm

Pse partitë e konsoliduara po humbasin votuesit migrantë

Të fundit nga

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar. Sipas njoftimit, aktiviteti do
ShkoLartë