bdi denon sulmin ndaj kryetares se qytetit te shkupit danella arsovskes 68717ab988d76

BDI dënon sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovskës

July 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 korrik – Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër sulmin ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, znj. Danella Arsovska, i ndodhur gjatë ushtrimit të detyrave të saj zyrtare në territorin e Komunës së Çairit.

Aktet e dhunës, sulmet verbale dhe përpjekjet për të penguar zyrtarët institucionalë në kryerjen e obligimeve të tyre përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit demokratik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Pavarësisht përkatësisë politike apo pozitës institucionale, asnjë zyrtar nuk duhet të jetë objekt i linçimit publik apo agresionit fizik dhe verbal.

BDI e konsideron këtë akt të turpshëm dhe të papranueshëm, dhe u bën thirrje organeve kompetente që të reagojnë menjëherë, të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët, në përputhje me ligjin.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të mbrojë rendin kushtetues, integritetin e institucioneve dhe bashkëjetesën demokratike në vend.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali srebrenica eshte thirrje per drejtesi dhe amanet per paqen 687175cd878e9
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: Srebrenica është thirrje për drejtësi dhe amanet për paqen

qytetari hidhet ne det per ti shpetuar prangave por arrestohet nga policia kufitare me skaf ja per cfare dyshohet 68718419d51a6
Lajmi i radhës

Qytetari hidhet në det për t’i shpëtuar prangave, por arrestohet nga policia kufitare me skaf, ja për çfarë dyshohet

Të fundit nga

Sekuestrohen 23.838 copë mjete piroteknike

Më 29.12.2025 në orën 17:30 në Strugë, oficerët e policisë nga DPB Strugë kanë ndaluar E.G. (32) nga fshati Frangovë, Strugë. Gjatë një kontrolli në dyqanin e tij, u gjetën dhe u

Elisa Spiropali priti Menduh Thaçin

28 Shkup, 30 dhjetor – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, sot priti në takim kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. “Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale politike, proceset
ShkoLartë