bdi bllokon zgjedhjen e avokatit te popullit 696a16700ed5d

BDI bllokon zgjedhjen e Avokatit të Popullit

January 16, 2026
1 minut lexim

Procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit mbetet i bllokuar në Kuvend. Edhe pse në takimin e liderëve kishte një dakordësi parimore që BDI të siguronte shumicën e Badenterit për kandidatin Faton Selami, pas takimeve të mëvonshme në Kuvend, partia është rikthyer në qëndrimin fillestar, nuk do të japë pëlqimin dhe kërkon tërheqjen e kandidatit, informon PressOnline.al

Nga BDI bëjnë të ditur se ndryshimi i qëndrimit ka ardhur pasi kanë kuptuar se të punësuarit në institucionin e Avokatit të Popullit kanë marrë pagat e tyre. Sipas tyre, kjo e bën të panevojshme zgjedhjen urgjente të Selamit dhe kërkohet një kandidat i ri. BDI propozon që Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime të dalë me një emër tjetër nga lista e kandidatëve të paraqitur tashmë, pa hapur konkurs të ri, për të shmangur humbjen e kohës.

Sipas burimeve partike të PressOnline.al, arsyeja kryesore e mosdhënies së pëlqimit për Selamin është fakti se ai konsiderohet kandidat i mbështetur nga VLEN, ndërsa Avokati i Popullit, sipas BDI-së, duhet të jetë figurë plotësisht politike e pavarur.

Ndërkohë, problemi nuk lidhet vetëm me pagat. Institucioni i Avokatit të Popullit prej më shumë se gjashtë muajsh funksionon me kapacitete të kufizuara, çka po dëmton seriozisht rolin e tij kushtetues. Të punësuarit kanë marrë pagën e dhjetorit, e parashikuar në buxhetin e vitit 2025, por mbetet e paqartë nëse do të sigurohet pagesa e janarit nëse nuk zgjidhet Avokati i ri i Popullit.

Rezervat e BDI-së për këtë zgjedhje i ka konfirmuar publikisht edhe lideri Ali Ahmeti, në një deklaratë pas takimit të liderëve.

Siç mëson PressOnline.al, sipas bisedave joformale, në takimin e liderëve ishte hedhur edhe një kompromis: BDI të siguronte shumicën e Badenterit për zgjedhjen e Selamit, ndërsa pas gjashtë muajsh ai vetë të tërhiqej dhe të hapej procedurë e re. Megjithatë, BDI është tërhequr edhe nga kjo marrëveshje parimore.(PressOnline.al)

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne kodren e diellit trashesia e bores eshte 24 centimetra 696a15b8c87b0
Lajmi i mëparshëm

Në Kodrën e Diellit trashësia e borës është 24 centimetra

ju mendoni se jeni pasardhes te platonit dhe aristotelit por mediat greke rama sulmon verbalisht gazetarin grek 696a22f60e595
Lajmi i radhës

“Ju mendoni se jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por…”, mediat greke: Rama sulmon verbalisht gazetarin grek

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë